Basketboll

HISTORIKE: FERONIKELI ARRIN FITOREN E PARË NË DEBUTIMIN NË SUPERLIGË

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Feronikelit e ka arritur fitoren e parë dhe historike në debutimin e parë sivjet në Superligë.

”Industralistët” kanë arritur një fitore me shumë vlerë në Rahovec në cilësinë e vendasit 75-72, në një ndeshje që ishte e mbetur nga xhiro e dytë e Superligës së Kosovës.

E tërë rrjedha e lojës ishte shumë e ngushtë me Rahovecin që e mbylli çerekun e parë minimalisht 18-19, përderisa në çerekun e dytë, Feronikeli u tregua më vigjilent duke e kapur avantazhin dhe e mbylli pjesën e parë me avantazh solid(23-15) 41-34.

Ndeshja e ngushtë vazhdoi edhe në pjesën e dytë me Rahovecin që e riktheu avantazhin e çerekut të tretë dhe e mbylli këtë periodë(10-24) me epërsi. E fituesi i duelit u vendos vetëm në sekondat e fundit të çerekut të katërt, kur amerikani i Niklit Tyron Garland me një gjuajte nga gjysmë distanca arriti t’ia sjellë fitoren e parë dhe njëherazi historike, Feronikelit në Superligë.

Tyron Garland ishte i hatashëm sonte në fitoren e madhe të Feronikelit me 26 pikë, përderisa performancë të mirë tek Nikli, patën edhe Darius Huggins me double-double(12pk, 16krc), si dhe Arti Hajdari me 20 pikë.

Tek Rahoveci sonte s’mjaftuan për fitore, Chris Bradford me 17 pikë e Jure Gunjina me double-double(16pk, 11krc).

Feronikeli arrin fitoren e parë në sezonin debutues në Superligë pas 4 humbjesh. Përderisa, Rahovecin pëson disfatën e parë sivjet në Superligë.

 

 

Komentet janë të mbyllura.