Basketboll

SONTE NË KRYEQYTETIN KOSOVAR ZHVILLOHET NDESHJA MË E RËNDËSISHME NDONJËHERË NË HISTORI TË Z MOBILE PRISHTINËS

Sonte Z Mobile Prishtina zhvillon ndeshjen më të rëndësishme në histori të klubit, pasi kryeqytetait janë nikoqir të skuadrës italiane, Palacanestro Varese.

Nisur nga pozita e pestë momenatlisht në Ligën e Italisë, por edhe paraqitjet e mira të Vareses në FIBA Europe Cup, ekipi që udhëhiqet nga Damir Mullaomeroviqi pritet ta ketë shumë të vështirë, mirëpo pozitive është se kryeqytetasit do ta kenë përkrahjen e madhe të publikut vendas.

Nëse bazohemi në përformancat e deri tanishme tek të dyja skuadrat në FIBA Euro Cup, atëhere favorit apsolut për të kaluar në raundin tjetër është skuadra italiane, mirë një gjë është e sigurtë se kjo ndeshje është më e rëndësishme në histori të klubit për Z Mobile Prishtinën, kështu që pritet luftë e madhe në parket nga të dyja palët.

Z Mobile Prishtina – Varese fillon nga ora 20:30 dhe transmetohet direkt në platformën Art Motion, më saktësisht Art Sport 1./Asisti.

Komentet janë të mbyllura.