Basketboll

Ekskluzive: Prishtina përforcohet me Zane Knowles?

Prishtinë(AsistiOnline) – Sigal Prishtina duket se nuk e ka mbyllur ende kuletën rreth transfereve për këtë edicion.

Siç ka mësuar AsistiOnline.com nga burime të afërta me lojtarin, bardhekaltërit janë afër marrëveshjes me qendrën amerikane, Zane Knowles i gjatë 208 centimetra.

Lojtari në fjalë në edicionin e kaluar ishte pjesë e ekipit bullgar CSKA Sofia ku në 36 ndeshje kishte mesatare prej 14.3 pikëve, 7.6 asisteve e 1.1 kërcime.

Knowles në të kaluarën ka luajtur edhe në Greqi për PAOK-un, në Turqi për Balikesir, në Poloni për Szczecin, derisa në Bullgari u paraqit edhe me Levskin, por karrierë ka bërë edhe në Japoni, Francë e Hungari.

Mbetet të shihet nëse Knowles do të prezantohet te Prishtina, pasiqë në Kosovë shpeshherë ndodhin gjëra të paparashikuara. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.