Basketboll

Z MOBILE PRISHTINA S’KA TË NDALUR, BASHKIMI BINDËS NDAJ BOREA-S!  

Z Mobile Prishtina ka arritur edhe fitoren e 20-të radhazi në Superligë pasi mbrëm mposhti Rahovecin me rezultat 89:70.

Ishte kjo fitorja e dytë brenda një jave nga bardhekaltërit, pas triumfit vikendin e kaluar në kuadër të finales së Kupës së Kosovës.

Më të dalluarit në këtë fitore te prishtinasit ishin Myles me 22 pikë dhe Tmusic që shtoi 16 të tjera.

Nga ana tjetër po në kuadër të xhiros së 20-të, Bashkimi ka fituar si mysafir te Afk Borea me rezultat 142 me 58.

Lojtarët më efikas te “arpagjikët” në këtë fitore ishin Wofford me 22 dhe Hajrizi e Haney me nga 22 pikë të shënuara.

Kujtojmë që sonte zhvillohen dy ndeshjet e fundit të xhiros së 20-të, nga ora 17:00 në Mitrovicë takohen Trepça dhe Ponte Prizreni, kurse nga ora 19:00 Lipjani dhe Golden Eagle Ylli.

Të dyja këto përballje mund ti shikoni drejtpërdrejt në Art Motion./Asisti.

Komentet janë të mbyllura.