Basketboll

RAHOVECI – LIPJANI 99:77

Pas dy humbjeve rresht, Rahoveci i është kthyer fitoreve në IP Superligë pasi mposhti Lipjanin me rezultat 99:77 në kuadër të xhirosë 21.

Trajneri i Rahovecit, Bujar Loci i inkuadroi të gjithë 12 basketbollistët kurse vetëm njëri prej tyre nuk arriti të shënoj pikë .

Pikë dyshifrore për vendësit shënuan tre amerikanët: Minnis, Richardson dhe Stanback

Deshon Minnis ishte më efikasi dhe përpak nuk realizoi double double duke e përmbyll ndeshjen me 22 pikë e 8 asistime.

Por ate që nuk e bëri Minnis e realizoi Fred Richardson duke regjistruar double double monstruoz prej 17 pikëve e 20 kërcimeve.

Treshen e amerikanëve që realizuan pikë dyshifrore e përmbylli James Stanback duke qenë 100% i saktë nga tentimet për dy pikë dhe gjuajtjet e lira. 6 tentime dhe shënime për dyshe dhe 2 gjuajtje të lira të qëlluara pa huqje janë saktësia e tij perfekte.

Nga ana tjetër, për Lipjanin koshashenuesi më i mirë ishte Michael Mitchel me 25 pikë ndërsa shtoi edhe 9 kërcime .

Dyshja vendore e Lipjanit, MM, Mala-Memhmeti, përsëri luajti shumë mirë .

Musabi shënoi 16 pikë, prej tyre 4 treshe nga 6 tentime ndërsa fluturuesi Arian Mehmeti kontribuoi me 12 pikë, 8 kërcime dhe 4 asistime

Sa i përket vet lojës, duhet thënë se çereku i parë ishte përcaktues ngase Rahoveci hyri furishëm në lojë dhe këtë dhjetëminutësh e përmbylli me plus prej 17 pikëve, 31:14.

Çereku i dytë ishte më i baraspeshuar por edhe në këtë pjesë të lojës vendasit e përmbyllen pozitivisht , 27 me 23 kurse rezultati pas 20 minutave në semafor tregonte 21 pikë epërsi për Rahovecin (58:37).

Në vazhdim, Lipjani hyri në një seri të suksesshme prej 7 me 0 dhe dukej se do të këndellet mirëpo nuk pati forcë ta mbaj këtë temp pasi trajneri Gyltekin Selimi luajti me vetëm 6 baskettbollistë të cilët u lodhën.

Epërsinë e krijuar gjatë pjesës së parë vendasit e ruajtën në menyre konstante gjatë pjesës së mbetur të lojës dhe ajo në fund shkoi në plus 22 dhe  Rahoveci e filloi mbarë përdorimin e palestrës së re Mizair Isma në kuadër të Superligës, duke shënuar fitoren e 13 sivjet krahas 8 humbjeve.

Lipjani nga ana tjetër ka vetem 3 fitore dhe plot 18 disfata, pas 21 xhirove.

Komentet janë të mbyllura.