PËRFUNDON SUPER-NDESHJA NË RAHOVEC, FITORE E MADHE E YLLIT
Prishtinë (AsistiOnline) – Para pak çastesh ka përfunduar super-ndeshja e vlefshme, për xhiron e 24-të të Superligës së Basketbollit tonë, ndërmjet Rahovecit dhe Golden Eagle Yllit.
Në një atmosferë të jashtëzakonshme të krijuar nga vendasit e Rahovecit, ekipi i Yllit ka mposhtur Rahovecin me epilogun final, 61-62.
Kjo ndeshje qysh në fillim nisi me rivalitet të madh. Në fillim vendasit e Rahovecit e nisën më mirë, por pas disa minutash Ylli reagoi shumë mirë dhe morri epërsinë për çerekun e parë, 18-20. Përderisa në çerekun e dytë, ndeshja ishte edhe më rivalizuese, me gjithë këtë Ylli edhe këtë pjesë lojë e mbylli në epërsi, 31-35.
Në pjesën e dytë, Rahoveci e nisi shumë më mirë takimin, duke shënuar në çerekun e tretë, plotë 18 pikë dhe duke e stopuar Yllin në vetëm 7 sosh. Kjo bëri që Rahoveci në çerekun e tretë, ta marrë epërsinë, 49-42. Dhe krejtë në fund, çereku i fundit solli shumë lojë të fortë, Ylli nuk u dorëzua deri në fund dhe me një seri të shpejtë riktheu ndeshjen nën kontroll, duke e fituar takimin me shumë mund.
Natyrisht, njeriu kryesor në fitoren e sontme të Yllit është, alo-qendra Bambale Osby që zhvilloi super-ndeshje sonte, realizoi 17 pikë si dhe solli 9 kërcime për suharekasit. Përderisa me lojë të mirë u dallua edhe, Alban Veseli që realizoi 8 pikë. Lojtarët e tjerë të Yllit, nuk arritën pikë dyshifrore.
Tek Rahoveci, më të mirët ishin, Fred Richardson që regjistroi double-doublen e radhës(23pk, 15krc), Deshon Minnis që poashtu realizoi double-double(15pk, 11krc si dhe 9ast), si dhe Atik Koshi që realizoi 11 pikë.
Pas kësaj fitore, Ylli blindon pozitën e dytë në tabelë me 41 pikë. Përderisa Rahoveci mbetet i treti me 39 sosh.
Komentet janë të mbyllura.