Basketboll

ABA-LIGA: PARTIZANI BARAZON SERINË GJYSMËFINALE NDAJ CRVENA ZVEZDËS

Prishtinë (AsistiOnline) – Partizani e ka barazuar serinë gjysmëfinale, të Play Off-it të ABA-Ligës, ndaj kundërshtarit të përbetuar, Crvenza Zvezdës.

Në një ndeshje të jashtëzakonshme që u zhvillua, në Aleksandar Nikolic Hall(Beograd), ku u luftua për çdo top, ekipi i drejtuar nga italiani Trinchieri, ka mposhtur rivalin e përbetuar nga Serbia, Crvenza Zvezdën me epilogun final, 70-67.

Këtë ndeshje qysh në fillim e nisi më mirë Partizani, duke i fituar, tre nga katër çerekët e lojës(13-9, 21-18, 14-22, 22-18).

Më të merituarit për fitoren e ekipit serb sonte ishin, Vanja Marinkovic me 18 pikë, si dhe Jock Landale me 10 sosh.

Tek Zvezda më të mirët ishin, Stratos Perperoglu me 16 pikë, si dhe Maik Zirbers me 11 sosh.

Pas kësaj fitore të Partizanit, seria gjysmëfinale e Play Off-it të ABA-Ligës, ndërmjet këtyre dy skuadrave barazohet në, 1-1. Ndeshja e ardshshme luhet në arenën e Crvena Zvezdës.

 

Komentet janë të mbyllura.