Basketboll

PRISHTINA I BASHKOHET BASHKIMIT, NË FINALE TË FEMRAVE

Prishtinë (AsistiOnline) – Prishtina iu është bashkuar Bashkimit në finale të ”Play Off”-it Superligës së Femrave, pasi ka mposhtur Penzën.

Ekipi i Fidan Shatrit ka arritur fitore të lehtë edhe në ndeshjen e dytë(41-79), ndaj vashave pejane sot në Pejë. Pra, prishtinaset janë kualifikuar në finale, duke mposhtur Penzën 2-0 me seri të përgjithshme.

Ndeshjet finale, do të nisin të luhen, javën që vjen.

 

Komentet janë të mbyllura.