Basketboll

PRISHTINA MPOSHT THELLË EDHE YLLIN, VAZHDON PERFEKSIONIN

Prishtinë (AsistiOnline) – Z Mobile Prishtina ka vazhduar pamposhtshmërinë e saj edhe në xhiron e 26-të të Superligës së Basketbollit Kosovar.

Ekip i Damir Mulaomerovicit sonte ka mposhtur thellë, Golden Eagle Yllin e Arben Krasniqit në Pallatin e Sporteve në Prishtinë.

Qysh nga fillimi i ndeshjes e deri në fund, Prishtina e kishte rezultatin për vete. Fillimisht ndeshja nisi ngushtë, duke bërë që çereku i parë të mbyllej minimalisht në favor të prishtinasve(17-16). Përderisa, Prishtina i shtrëngoi ”dhëmbët” në çerekun e dytë, duke fituar thellë këtë pjesë lojë(53-29).

Ndërsa, loja e mirë e kryeqytetasve vazhdoi edhe në periudhën e dytë të lojës. Prishtinasit mbyllën edhe çerekun e tretë bindshëm(77-45). Për të arritur fitore krejtë në fund, me lehtësi(90-77).

Për fitoren e 26-të të Prishtinës këtë stinor, sonte u përkujdesën, Mikaile Tmusic me double, double(11pk, 11krc), Dardan Berisha me 31 pikë, si dhe Bashir Ahmed me 22 sosh.

Tek Ylli ndeshje të mirë patën, Bambale Osby me double, double(17pk, 11krc), Garrius Holloman me 15 pikë,  Clayton Everett me 14 pikë, si dhe Leonard Mekaj me 10 sosh.

Pas kësaj fitore, Prishtina blindon pozitën e parë në renditjen tabelare me 52 pikë. Përderisa Ylli, mbetet në pozitën e dytë me 44 pikë.

Komentet janë të mbyllura.