PRISHTINA – BASHKIMI  78:68 (1:1)

0

Prishtina e ka mposhtur Bashkimin në ndeshjen e dytë të serisë finale të Play Offit të Ligës së Femrave në basketboll me rezultat 78:68 dhe e ka barazuar serinë në 1 me 1.

Përvec cerekut të parë që u takoi mysafireve, në tre periudhat e ardhshme prishtinaset u treguan skuadër më e mirë.

Irma Konjusha  me 20 pikë, pesë asistime e katër kërcime ishte lojtarja më efikase për Prishtinën ndërsa Braennan Farrrar  shtoi 18 pikë, gjashtë kërcime e tre asistime.

Përvec kësaj dysheje me loje të mirë te vendaset u shquan edhe Saranda Daci  e Tykyra Ëilliams. Amerikanja Uillimas realizoi double-double me 15 pikë e dhjetë kërcime kurse qendra Daci për një kërcim nuk e arriti dyshifrorin e dyfishtë pasi u ndal në nëntë sosh ndërsa kishte shënuar 14 pikë.

Në anën tjetër për Bashkimin e pandalshme ishte Danisha Shaë  e cila shënoi 35 pikë apo më shumë se gjysmën e pikëve të ekipit të saj dhe shtoi nëntë kërcime e katër asistime.

Ajo e cila realizoi dyshifror të dyfisht për prizrenaset ishte amerikania tjetër, Mary Steëart . Shifrat e saj double-double ishin 17 pikë e 10 kërcime.

Së bashku, dy amerikanet shënuan 52 nga 68 pikët e Bashkimit ndërsa shumë pak u ndihmuan nga pjesa tjetër e skuadrës e cila realizoi vetëm 16 pikë.

Fillimi i ndeshjes dukej se do të sillte reprizën e duelit të parë ku fituan prizrenaset pasi që basketbollistët mysafire e nisën më mirë takimin.

Shaë dhe Steëart realizuan 20 nga totali i 22 pikëve sa kishte shënuar Bashkimi në çerekun e parë dhe këtë dhjetë minutësh e përmbyllën me plus 5 pikë (17:22)

Megjithatë gjerat filluan të ndryshojnë në cerekun e dytë.

Vendaset hynë shumë më mirë në 10 minutshin e dytë dhe me shënimet e Konjushës, Farrar e Uilliams kaluan fillimisht në epërsi 23-22 dhe në vazhdim dominuan kte pjesë të lojës duke krijuar epërsi deri në plus gjashtë.

21 sekonda pa përfunduar pjesa e parë, prishtinaset udhëhiqnin me 38 :32 por me shënimet ekspres të Shaë e Steëart Bashkimi u afrua në rezultat duke shkuar në pushim me minus prej vetëm dy pikëve (38-36).

 

Në fillim të çerekut të tretë, Prishtina startoi shpejtë  dhe e riktheu epërsinë prej gjashtë pikëve madje në minutën e 15-të, pas kësaj gjuajtjeje të lirë të Shatrit e ngriti në plus 10 (49-39).

Por, sa herë që prishtinaset fillonin të shkëputen në rezultat në skenë dilte Shaë dhe e rikthente Bashkimin në lojë. Kte herë, 1 minut e 23 sekonda pa përfunduar çereku  i tretë, Shaë afroi rezultatin në tri pikë epërsi për vendaset, 51:48.

Megjithatë, pas treshes së Uilliams në asistim të Konjushës dhe dy pikëve të Konjushës, Prishtina me një seri të shkurtë prej 5-0 Prishtina përmbylli 30 minutat me tetë pikë epërsi (56:48).

Vendimtar në kte duel ishin tre minutat e parë të çerekut final kur vajzat kaltër e bardhë të prira nga Irma Konjusha që shënoi gjashtë pikë, realizuan seri prej 11-0 dhe në këtë mënyrë Prishtina krijoi epërsinë maksimale prej 19 pikëve, në këtë duel.

Kjo ishte shumë për Bashkimin që më pas nuk arriti të kthehet në lojë dhe ta rrezikoj fitoren e Prishtinës e cila në fund rezultoi me plus dhjetë, 78:68.

Ndeshja e tretë e finales së Play Offit të Ligës së Femrave do të luhet në Prizren, të shtunën mbrëma.