Warning: Constant WP_MEMORY_LIMIT already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 94

Warning: Constant WP_DEBUG already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 95
Z MOBILE PRISHTINA – BASHKIMI    97:88 (2:0) – AsistiOnline
Basketboll

Z MOBILE PRISHTINA – BASHKIMI    97:88 (2:0)

SUPERLIGA – GJYSMËFINALJA E PLAY OFFIT 

Z Mobile Prishtina ka shënuar edhe fitoren e dytë në serinë gjysmëfinale të Play Offit duke e mposhtur Bashkimin me rezultat 97:88 dhe kaluar në epërsi prej 2 me 0

Për dallim nga ndeshja e parë e zhvilluar të martën kur prishtinasit thjeshtë thënë shkelën mysafirët, në kte duel e pamë një Bashkim krejt ndryshe, shumë më të motivuar, shumë më të fokusuar dhe skuadër e cila ishte plotësisht e niveluar me nikoqirët . Për më tepër, Bashkimi kishte epërsi prej tri pikëve, 83 me 86,  5 minuta e 50 sekonda pa përfunduar ndeshja mirëpo duke e shtuar maksimalisht presionin në mbrojtje, pesëshja e Z Mobile Prishtinës: Miles, Tmusiq, Azemi, Bashir dhe Krestinin, për saktësisht 5 minuta e 17 sekonda lojë nuk i lejoj prizrenasve që të shënojnë asnjë pikë të vetme kurse nga ana tjetër me 6 pikë të Tmusiqit, të gjitha nga gjuajtjet e lira dhe nga 4 pikë të Bashirit dhe Milesit, realizuan seri prej 14 me 0 e cila edhe përcaktoi fituesin në gjysmëfinalen e dytë.

Ishte kjo fitorja e 7 rresht e prishtinasve ndaj Bashkimit në kte edicion, ndërsa duhet theksuar se kësaj radhe kaltër e bardhët u paraqitën pa lojtarin kryesor Dardan Berishën.

Lider i skuadrës në kte duel dhe lojtari më i mirë në ndeshje ishte plejmejkeri Divine Miles me 32 pikë, 9 kërcime e 6 asistime.

Ahmed Bashir ishte koshashënuesi i dytë më i mirë tek prishtinasit me 14 pikë , 8 kërcime, 5 asistime e 2 topa të vjedhur por duhet theksuar se ishte tejet jo efikas për treshe dhe nuk qëlloi asnjëherë nga 6 tentimet.

 

Aloja që po luanë në pozitat e alo-qendrës dhe qendrës, Denis Krestinin përpak nuk realizoi dyshifror të dyfisht dhe duelin e përmbylli me 13 pikë e 9 kërcime dhe  shpërndau 3 banane të nxehta, për dallim nga Bashiri, kishte efikasitet fantastik.

Lituani i shkëlqyeshëm qëlloi pothuaj çdo gjuajtje …për 2 pikë tentoi 4 herë dhe realizoi tre dypikësha ndërsa nga vija e gjuajtjeve të lira ishte i saktë në 7 nga 8 tentimet. Kjo e bëri lojtarin e dytë më të dobishëm në kte duel.

Katërshene lojtarëve që realizuan pikë dyshifrore për vendasit e përmbylli Mikaile Tmusiq me 11 pikë dhe shtoi 5 kërcime e 4 asistime.

Për dallim nga ndeshja e parë kur përveç Uoffordit, të gjithë lojtarët tjerë të pesëshes startuese të Bashkimit ishin katastrofal…në kte ndeshje shkëlqyen të gjithë, katër prej tyre realizuan pikë dyshifrore kurse dy e përmbyllën duelin me double double-a.

Pas një shfaqjeje zhgënjyese të martën, Jordan Capps iu kthye performacave të mira dhe me 29 pikë të realizuara ishte sërish koshashënuesi më i mirë i skuadrës.

Megjithatë, dy lojtarët më të dobishëm të Bashkimit që realizuan nga një double double secili, ishin Lamar Uofford dhe Drilon Hajrizi.

Alo-qendra Uofford bëri edhe një lojë të shkëlqyeshme duke dominuar nën kosha por edhe duke bombarduar nga distanca dhe me 21 pikë e 11 kërcime dhe duke asistuar 3 herë tek bashkëlojtarët ishte lojtari më i dobishëm i skuadrës me index prej plus 24.

Për një pikë më pak, indeksin e kishte më të dobët Drilon Hajrizi që shkëlqeu në kte duel dukej më i fokusuar dhe kontribuoi me double double prej 16 pikëve e 11kërcimeve dhe asistoi 4 herë për shokët mirëpo sikurse në duelin e parë, edhe kte herë u largua para kohe nga loja për shkak të 5 gabimeve personale.

Me 10 pikë e 6 kërcime ndeshjen e përmbylli Ujkan Karanezi duke e kompletuar katërshen  që shënoi pikë dyshifrore tek Bashkimi.

I pesti nga pesëshja startuese e portokallinjve i cili përpak nuk realizoi pikë dyshifrore ishte Micheal Martin që në fakt për 2 pikë nuk realizoi double double pasi ishte asistues fenomenal në kte ndeshje. Martin shpërndau 11 topa tek bashkëlojtarët ndërsa shënoi 8 pikë dhe 6 kërcime.

Çereku i parë i duelit paralajëmroi se kjo ndeshje do të jetë tejet e ngushtë dhe shumë më interesante se dueli i parë.

Beteja për çdo top, mbrojtjet e forta dhe duelet bombarduese për tri pikë ndërmjet Meriton Ismajlit dhe Jordan Capps , më vonë edhe Tmusiqit kanë ndikuar që rezultati të barazohet 5 herë në kte dhjetëminutësh ndërsa epërsia t’i ndryshoi anët 12 herë, ku në pjesën më të madhe të kohës përpara ishte Bashkimi i cili në fund edhe pati epërsi minimale, 25:26.

Në 5 minutat e para të çerekut të dytë prishtinasit ishin më të mirë duke i falënderuar një serie bombarduese , me dy treshet e Valon Bunjakut, një të Edo Azemit dhe në fund të Divine Milesit për të kaluar në epërsi prej 41 me35. Por, mysafirët përmes treshes  Uofford, Capps e Hajrizi u përgjigjen me seri prej 8 me 2 për barazim rezultati në 43 me 43. Në 2 minuta e 40 sekondat e fundit të pjesës së parë, kaltër e bardhët ishin më të mirë për katër pikë dhe me po atë plus shkuan në pushim, 53:49

Çerekun i tretë filloi me nga një treshe të Hajrizit dhe në anën tjetër Majlsit , ndërsa Bashkimi me 6 pikë rresht pa pranuar asnjë, kaloi sërish në epërsi prej 56 me 58.

Në vazhdim pamë duelin e snajperistave për tri pikë të cilin e filloi Karanezi(62:61) në çka u përgjigj menjëherë Miles (65:61). Ndërkohë, Caps e Hajrizi shtuan edhe nga një për barazim prej 67 me 67. Pas kësaj, në 3 minuta e 30 sekondat e fundit të kësaj pjesloje, prishtinasit shtrënguan mbrojtjen dhe me seri prej 12 me 6 vendosën rezultatin e 30 minutave lojë, 79:73.

Fillimi i çerekut final solli një ofensivë të madhe të portokallinjve që në 4 minutat e para realizuan seri prej 13 me 4 dhe minusin prej 6 pikëve e shndëruan në plus tre, pas këtij depërtimi të Jordan Capps (83:86).

Ky trend i lojës nuk i pëlqeu aspak treshes Tmusiq, Miles dhe Bashir që, sikurse thamë në fillim, në 5 minuta e 17 sekondat e ardhshme bënë një presing të hatashëm, nuk i lejuan asnjë pikë mysafirëve nga Prizreni kurse nga ana tjetër shënuan seri prej 14 pikëve rresht dhe i dhanë fund dilemnës se kush do ta fitoj ndeshjen e dytë gjysmëfinale.

 

Me këto dy pikë, Capps vendosi rezultatin final: 97:88 dhe tash seria bartet në Prizren.

Ndeshja e tretë gjysmëfinale zhvillohet të dielën nga ora 19, në Sezai Surroi.

Komentet janë të mbyllura.