RAHOVECI – Z MOBILE PRISHTINA  87:84 (1:1)

Me kte alley oop fantastik të Fred Richardsonit dhe ngulitjen edhe më fantastike të Endrju Uashingtonit, Rahoveci e ka mposhtur Z Mobile Prishtinën me rezultat 87 me 84 dhe e ka barazuar serinë finale në 1 me 1.

Kështu, pas plot 32 ndeshjeve pa humbje në Superligë apo shikuar në total, së bashku edhe me ndeshjet e Superkupës dhe Kupës, 35 fitoreve rresht… skuadra e udhëhequr nga Bujar Loci ka arritur t’i shkaktoj disfatën e parë sivjet super-ekipit Prishtinas dhe njëherësh ka shkaktuar erupsion në palestrën e stërmbushur me 4000 shikues .

Me këtë fitore ndaj skuadrës së vetme të pamposhtur sivjet në basketbollin kosovar, rahovecianët dëshmuan se jo rastësisht janë në finalen e Play Offit.

Për më tepër, Rahoveci këtë e bëri pa lojtarin kryesor deri në minutën 31, Deshon Miniisin i cili u largua për shkak të 5 gabimeve personale, megjithatë, Richardson e mori edhe një herë me radhë rolin e liderit të ekipit së bashku me Arian Qollakun dhe zëvendësuesi i Minisit, James Stenback si dhe qendra Enderju Uashington shfaqën njërën prej lojërave më të bukura sivjet. Natyrisht, pa harruar Atik Koshin e ri, djaloshin që përkundër moshës së re po luan lojë aq të pjekur dhe stabile që po fascinon.

Lider i pesë basketbollistëve të Rahovecit që realizuan pikë dyshifrore, edhe një herë rresht ishte Fred Richardson të cilit i munguan vetëm 2 kërcime për double double.

Me 25 pikë, prej tyre 3 treshe dhe pa huq asnjë nga 4 gjuajtjet e lira, duke kërcyer 8 herë, asistuar dhe vjedhur topa nga 2 herë dhe që është më e rëndësishmja në këtë duel, duke e mos humbur asnjë top të vetëm, Fred ishte komandant i vërtet i skuadrës.

Deri në minutën 31, më saktësisht ndërsa kishin mbetur edhe 9 minuta e 29 sekonda deri në fund të ndeshjes, lojtari më i mirë në parket ishte Deshon Minnis por për shkak të 5 gabime personale ai u desh të largohet nga loja para kohe dhe e la skuadrën e tij të hendikepuar. Megjithatë, kontributi i tij ishte i hatashëm.

Për 31 minuta lojë ai realizoi 24 pikë, 7 asistime, 4kërcime, vodhi 3 topa dhe bëri një bllokadë dhe thjeshtë ishte motor i skuadrës.

Tre lojtarë tjerë që shënuan pikë dyshifrore për vendasit , realizuan shifrat identike: nga 11 pikë secili por gjiganti fantastik në kte ndeshje, Endrju Uashington u dallua me double double fenomenal.

Në fakt, pikët jashtëezakonisht të bukura në sulmin e fundit ishin edhe ato që ia mundësuan shifrat magjike prej 11 pikëve e 13 kërcimeve ndërsa, patjetër duhet veçuar edhe 5 bllokadat e tij të hatashme dhe faktin se ishte murr i pakalueshëm në mbrojtje. Po ashtu, sikurse edhe FRed Richardson, gjiganti rahovecian nuk e humbi asnjë top të vetëm në kte duel dhe ishte tejet i dobishëm.

Kapiteni i skuadrës, Arianit Qollaku shfaqi edhe një lojë fenomenale duke dirigjuar skuadrën në momentet më të vështira dhe kontribuoi me 11 pikë, 2 kërcime e 3 asistime dhe vodhi 4 topa nga lojtarët prishtinas.

Pesëshen e realizuesve dyshifror tek rahovecianët e përmbylli James Stanback me 11 pikë e 3 asistime kurse edhe ai ishte i disponuar për bllokada dhe shpërndau 3 sosh në kte duel.

Ai që duhet përmendur gjithashtu është Atik Koshi i ri i cili shënoi 5 pikë në momentet kritike kur skuadra ndalej dhe gjithashtu luftoj nën kosha duke realizuar 6 kërcime, asistoi 3 herë dhe ishte tejet i vëmendshëm duke e mos humbur asnjë top të vetëm.

Nga ana tjetër tek Prishtinasit që pësuan disfatën e parë pas 35 ndeshjeve pa humbje sivjet, përfshirë këtu edhe ndeshjet e Superkupës dhe Kupës, më efikasi ishte Dardan Berisha me 26 pikë, 6 kërcime e 4 asistime por ajo që duhet theksuar nga loja e tij sonte ishte efikasiteti tejet-tejet i ultë për 3 pikë…nga 16 tentime ai shënoi vetëm 4 treshe.

Koshashënuesi i dytë më efikas ishte Ahmed Bashir që luajti me 25 pikë e 8 kërcime, duke shënuar 3 treshe nga 6 tentime megjithatë lojtari me indeksin më të lartë të  dobishmërisë ishte plejmejkeri Diuvine Myles që përpak nuk realizoi triple-double pasi i munguan 2 asistime. Myles e përmbylli duelin me dyshifror të dyfishtë prej 17 pikëve e 11 kërcimeve ndërsa asistoi 8 herë dhe ngjashëm sikurse Bashhiri, qëlloi 3 treshe nga 6 tentime.

Këta ishin tre lojtarët e vetëm të Z Mobile Prishtinës që shënuan pikë dyshifrore në këtë duel.

Pas shënimit të Deshon Minnisit për 2:0, mysafirët është dashur të presin plot 2 minuta e 45 sekonda për të realizuar pikët e para përmes Denis Krestininit që nisi serinë  e shpejtë prej 7 me 0 të kaltër e bardhëve, brenda vetëm 60 sekondave lojë.

Kte epërsi prej 5 pikëve, të krijuar shpejt, mysafirët e ruajtën përmes mbrojtjes së mirë por edhe duke i falënderuar huqjeve të shumta të vendasve. Në fund të 10 minutave të para, Prishtiona krijoi 7 pikë epërsi.

Megjithatë, me të filluar çereku i dytë , për 40 sekonda lojë , me treshen e Richardsonit dhe shënimin e Stenbekut, Rahoveci afroi rezultatin në minus 2 dhe detyroi Mullaomeroviqin të këroki një minut pushim. Pas barazimit të rezultati me anë të Minisit (26:26), për prishtinasit në skenë doli Ahemd Bashir me ktr treshe dhe aley oop të bukur me Dardanin për 26:31 por përgjigja nga ana tjetër erdhi me treshen e Qollakut që sërish nuk lejoj shkëputje në rezultat.

Loja e bukur, e shpejtë dhe atraktive në çerekun e dytë, përplot me aksione fantastike si ky aley oop i Minnisit për Stenbekun apo treshja e Dardan Berishës për 35 me 40,  u përmbyll nga Richardson që afroi sërish rezultatin në minus 2, 41 me 43.

Në kte çerek, rahovecianët ishin më të mirë se mysafirët me 26-21.

Pas pushimit kur pritej që prishtinasit të cilët sipas zakonit e shtojnë gazin maksimalisht në çerekun e tretë dhe krijojnë distancën ndaj rivalëve, ndodhi e kundërta.

4000 shikues në Mizahir Isma, qindra mija shikues në Kosovë dhe mbarë botën përmes transmetimit në Artmotion dhe Klan Kosova ishin dëshmitar të një ofensive të rrufeshme të Rahovecit prej 10 me 0, në 3 minutat e para.

Në fakt, pas këtij kosh faulli të Minisit në start dhe kalimit në avantazh prej 44 me 43 në minutin 21, vendasit më asnjëherë nuk e lëshuan epërsinë. Pas kësaj serie prej 10 me 0 Rahoveci  shkoi në plus 8 pikë 51:43.

Pikën e parë për prishtinasit në kte çerek e shënoi Bashiri nga gjuajtja e lirë kurse pas tij Dardani qëlloi treshen për të vazhduar serinë prej 10 me 3 të kaltër e bardhëve dhe saktësisht 5 minuta pa përfunduar ky çerek rezultati u afrua në minimum, 54:53

Por, duke i falënderuar lojës stabile të Atik Koshit me këtë depërtim (58:53), pastaj treshes së Minisit (65:59) të cilën u mundua ta neutralizoj menjëherë Tmusiqi me treshe në anën tjetër (65:62) mirëpo, sikurse ka bërë gjatë tërë stinorit, djaloshi fantastik nga Gjakova, Atik Koshi edhe një herë doli në skenë dhe në mënyrë shumë të qetë lansoi dhe qëlloi treshen e tij për ta kthyer rehatin tek vendasit. (68:62)

Ishte basketbollisti më i mirë në Kosovë, Dardan Berisha ai i cili me dy gjuajtjet e lira, vendosi rezultatin final pas 30 minutave … 68:64.

Si tham në fillim, starti i çerekut të katërt solli shok për rahovecianët pasi që Deshon Minis që në 31 minutat e para ishte lider i skuadrës shkaktoi gabimin e pestë personal dhe Bujar Loci ishte i detyruar ta ndryshoi konceptin duke inkuadruar Stenbekun dhe Uashingtonin të cilët nuk e zhgënjyen.

Në dy raste kur prishtinasit u afruan në vetëm 1 pikë dallim, pas kësaj treshe të Tmusiqit (72:71)  dhe më pas të Bashirit (75:74), ishin Uashington dhe Stenbek ata që përgjigjeshin me shënime (80:74 dhe 82:74).

Pas shënimit të Qollakut për epërsinë më të lartë në kte takim, 84 me 75, ndërsa kishin mbetur edhe 1 minut e 49 sekonda lojë, Rahoveci humbi tre topa rresht (fisnik juniku) dhe kaltër e bardhët brenda vetëm 27 sekondave realizuan seri prej 6 me 0 duke e afruar rezultatin në 84 me 81 ndërsa kishin mbetur edhe 1 minut e 13 deri në fund.

Pas faullit ndaj tij, Uashington shënoi një nga dy gjuajtjet e lira për 85 me 81 ndërsa Dardan Berisha me kte treshe fenomenale e afroi rezultatin në  vetëm 1 pikë (85:84) dhe ngriti dramën në maksimum.

Megjithatë, në sulmin e radhës Fred Richardson e mori dirigjimin në duart e veta, depërtoi stuhioshëm në brendi por kur të gjithë pritën se do ta kryej vet aksionin e lansoi topin në hava për gjigantin Uashignton dhe aksionin më të bukur dhe vendimtar të këtij dueli. Ngulitje monstruoze për 87 me 84 dhe fitoren e Rahovecit që barazoi serinë në 1 me 1 dhe shkaktoi erupsion në Mizahir Isma, palestrën më të zjarrtë me atmosferën më fantastike basketbollistike viteve të fundit.

Ndeshja e tretë finale zhvillohet të martën në Prishtinë me fillim nga ora 20:30.

 

Të fundit:

Të ngjajshme: