LOWRY-LEONARD PËR FITORE, TORONTO BARAZON GJITHÇKA
Prishtinë (AsistiOnline) –Toronto Raptors ka barazuar serinë finale të Konferencës Lindore ndaj Milwaukee Bucks, në NBA.
Skuadra kanadeze që luan në NBA, ka shënuar edhe fitoren e dytë rresht në Palestrën e vetë, për ta gëzuar publikun vendas jashtëmase me fitore 120-102.
Më të dalluarit në fitoren e Raptors dje ishin, Kyle Lowry me 25 pikë, por lojë të mirë shfaqi edhe i zakonshmi Kawhi Leonard që realizoi 19 sosh.
Tek Bucks s’mjaftuan për fitore, Middleton me 30 pikë dhe Antetokounmpo me 25 sosh.
Me këtë fitore, Toronto barazon gjithçka në finalen e Konferencës Lindore në 2-2 dhe seria zhvendoset në Arenën e Bucks.
Komentet janë të mbyllura.