Basketboll

SHUMË EKSKLUZIVITETE NË ASISTIN E KËSAJ JAVE, MËSONI SE PËR ÇFARË BËHET FJALË

Prishtinë (AsistiOnline) – ASIST-i 384 këtë javë na vjen në termin më të hershëm, nga ora 19:00 dhe do të jetë shumë special, me shumë mysafirë, analiza të finales së NBA, top aksione kosovare dhe ajka do të vjen në fund:
në kuadër të bllokut RETRO – ASIST, ju rikujtojmë njërin prej emisioneve më të shikuara të gjitha kohëve: In Memoriam – Drazhen Petroviçi

Të premtën me 7 qershor u bënë 26 vjet nga vdekja tragjike e Mocartit të basketbollit evropian kurse ASIST-i e kujton me këtë emision special.

Me mysafirin e parë, kryetarin e Federatës së Basketbollit, Arben Fetahun do të diskutohen anët pozitive dhe mangësit e edicionit që shkoi, vera tejet e pasur basketbollistike me pjesëmarrjen e gjitha reprezentacioneve të Kosovës në kampionate Evropiane dhe vizioni për vitin e ardhshëm.

Ndërsa në pjesën tjetër mund të ndiqni:

Që në Kosovë aktualisht po qëndrojnë dy yjet e basketbollit turk dhe evropian, prishtinasi Kenan Spahiu që luan për Beshiktashin dhe Ilkan Karamani i Pinar Karshijakës. Ata janë këtu për të stërvitur individualisht me Arben Krasniqin, për t’u përgatitur për edicionin e ardhshëm dhe njëherësh për të filluar një projekt të ri.

Pra, të hënën nga ora 19:00 bëhuni gati për edhe një ASIST të nxehtë ndërsa ritransmetimi në Klan Kosova, 10 minuta pas mesnate

Rilindja e basketbollit në vendin tonë po vazhdon me ASIST-in në ARTMOTION.

Komentet janë të mbyllura.