Basketboll

SHPRESAT NGA KOSOVA NISEN PËR PËRVOJË NË SHBA

Prishtinë (AsistiOnline) – 20 basketbollistë të rinjë kosovar kanë marrë rrugë për në Texax të SHBA-ve, për një kamp atje, në mënyrë që të fitojnë përvojë të re basketbollistike.

Kjo udhëtim është mundësuar falë bashkëpunimit Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe Ambasadës amerikane në vendin tonë dhe basketbollistët nga Kosova janë përzgjedhur për Programin e Lidershipit Rinor përmes Sportit (YLS).

Ky kamp do të mbahet nga 10 deri më 20 qershor në SHBA. Kampi do t’u ofrojë basketbollistëve të rinjve dhe trajnerëve të tyre mundësi për të zhvilluar aftësi në punën në grup, jetesë të shëndetshme dhe vetë-disiplinë në një mjedis multikulturor.

Delegacioni nga Kosova është përzgjedhur për shkak se organizatorët besojnë se mund t’i ofrojnë kampit një përvojë të re, derisa përvojën në SHBA ta ndajnë kur të kthehen në Kosovë.

Komentet janë të mbyllura.