Basketboll

EKSKLUZIVE: ARBNOR RIFATI KËRKOHET NGA SKUADRA E MADHE KOSOVARE

Një nga trajnerët më kualitativ në basketbollin kosovar, padyshim se është ai i Ponte Prizrenit, Arbnor Rifati.

Në sezonin që sapo përfundoi, Arbnor Rifati me Ponte Prizrenin arriti deri në çerekfinale dhe në Final 8 të Kupës së Kosovës .

Profesionalizmi dhe puna e tij me Ponte Prizrenin ka bërë që për Arbnor Rifatin të kenë interesim edhe klube me emër në basketbollin tonë.

Sipas burimeve të sigurta të Asistionline.com, Arbnor Rifati është duke u kërkuar me ngulm nga një prej klubeve më të famshmë në Kosovës por për shkak se bisedimet janë në zhvillim e sipër emrin e këtij klubi nuk po e bëjmë publike./Asistionline.com.

Komentet janë të mbyllura.