Basketboll

ZYRTARE: LEONARD MEKAJ LOJTAR I RAHOVECIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e KB Rahovecit ka zyrtarizuar edhe transferin e dytë brenda dy ditësh.

Ekipi “vreshtarë” sot ka zyrtarizuar lajmin se ka nënshkruajtur me fundorin, Leonard Mekaj.

Mekaj që luan në pozitën e fundorit, së fundmi ka luajtur me Golden Eagle Yllin, ndërsa karrierën si profesionist e kishte nisur tek KB Prishtina, përderisa më pas ishte transferuar tek Peja.

Rahoveci dje ka zyrtarizuar edhe një transfer të huaj, përderisa ekipin stinorin e ardhshëm do ta drejtojë kroati Neven Plantak.

 

Komentet janë të mbyllura.