Basketboll

ZYRTARE: PETRIT ZEQIRI VAZHDON KONTRATËN ME FERONIKELIN

Skuadra debutuese sivjet në elitën e basketbollit kosovar, KB Feronikeli po vazhdon me konsolidimin e skuadrës për stinorin e ri, shkruan AsistiOnline.com

Pas vazhdimit të kontratave me disa nga lojtarët që i ndihmuan të inkuadrohet në Superligë, ekipi i Niklit kësaj radhe ka rikonfirmuar trajnerin për stinorin e ardhshëm.

Trajneri nga Peja, Petrit Zeqiri do të jetë trajner i Feronikelit edhe për një stinor.

Ishte pikërisht Zeqiri, që në vitin e parë të formimit të Niklit si klub, arriti historinë duke e inkuadruar ekipin drenicas në Superligën e Basketbollit tonë.

Nikli deri më tani ka konfirmuar në skuadër për stinorin e ri edhe tre basketbollistët e edicionit të kaluar, Arti Hajdarin, Muhamedali Janjevën dhe Beqë Kovaqin.

Komentet janë të mbyllura.