Basketboll

KOSOVA SOT NIS RRUGËTIMIN PËR EUROBASKET 2021, PËRBALLET NDAJ LUKSEMBURGUT

Prishtinë(AsistiOnline) – Ditën e sotme Përfaqësuesja e Kosovës A, do të nisë rrugëtimin e saj për në kualifikimet e Eurobasket 2021.

Dardanët sonte me fillim nga ora 19:00, do të zhvillojnë ndeshjen e parë parakualifikuese, ndaj Luksemburgut, pikërisht në arenën e këtyre të fundit.

Takimi i sotëm është shumë i rëndësishëm, sepse në rast të fitores do të rriteshin gjasat për kualifikim. Pjesë e grupit është edhe Britania e Madhe, derisa fituesi i grupit kualifikohet në rrethin e ardhshëm.

Kosova ka filluar përgatitjet më 15 korrik, duke stërvitur dy herë në ditë, kurse gjatë kësaj periudhe, ka zhvilluar edhe katër ndeshje miqësore, dy me Sllovakinë në udhëtim dhe dy me Shqipërinë në Prishtinë.

Mungesë e madhe do të jetë Lis Shoshi, i lënduar, por Dardanët janë të motivuar për të fituar dhe për të bërë një hap para drejt misionit të kualifikimit.

Komentet janë të mbyllura.