Basketboll

ZYRTARE: PEJA PREZANTON EDHE NJË SUPER-TRANSFER

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e KB Pejës po vazhdon mobilizimin maksimal për konsolidimin e ekipit pas rikthimit në Superligë.

Ekipi pejanë, ka transferuar së fundmi  alo-qendrën amerikane, Jordan Martin.

Lojtari në fjalë vitin e kaluar ka qenë pjesë e ekipit, Targu Jiu në Superligën e Rumanisë.

Martin ka qenë njëri ndër lojtarët më të mirë të trapezit në Rumani duke shënuar 21.6 pikë për ndeshje dhe 13.1 kërcime për ndeshje.

Martin bëhet i huaji i katërt tek KB Peja deri tani.

Komentet janë të mbyllura.