Basketboll

KOMPANIA “SIGAL”DHE KB PRISHTINA MBAJNË PRITJE DHE KOKTEJ RASTI PËR RIVENDOSJEN E BASHKËPUNIMIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas vendimit për të rikthyer bashkëpunimin më të suksesshëm në historinë e sportit në Kosovë, ndërmjet Kompanisë “Sigal Uniqa Group Austria” dhe klubit të basketbollit “Sigal Prishtina”. Drejtori i përgjitshëm i Kompanisë, “Sigal Uniqa Group Austria”, në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e veriu, z.Avni Ponari organizoi sot një pritje rasti për të festuar rivendosjen e bashkëpunimit me klubin Sigal Prishtina dhe njëherësh fillimin e mbarë të etapës së dytë të bashkëpunimit me triumfin e klubit në Superkupën e Kosovës, edicioni 2018-2019.

Në këtë pritje rasti, për sukseset e Prishtinës nën-dirigjimin e “SIGAL”, folën, Drejtori i Kompanisë së “Sigal” Avni Ponari, si dhe drejtuesit e skuadrës kosovare nga kryeqyteti, Presidenti i ekipit, Shkëlzen Fetiu dhe Drejtori gjeneral, Florian Miftari.

Presidenti i “SIGAL”, z.Avni Ponari në fjalimin e tij, falenderoi Prishtinën për bashkëpunimin e suksesshëm dhe premtoi se do të vazhdojnë, një gjë të tillë edhe në të ardhmen.

“Jam krenar që jam këtu me ju dhe me këto suksese që kemi arritur se bashku. Vazhdojmë të bashkëpunojmë dhe drejt sukseseve të reja. Ne patëm ndërprerë bashkëpunimin për një kohë, por përsëri “SIGAL” i shkon “SIGAL” PRISHTINËS. Është shumë herë më e mirë prezenca e Sportit, sesa takimet e politikës sepse, sporti krijon njohjen kulturën dhe gjithçka tjetër dhe këtë e ka dëshmuar kampionia botërore e xhudos, Majlinda por edhe Prishtina në Basketboll me sukseset e shumta”, tha Ponari.

Një fjalë rasti në këtë pritje, pati edhe Presidenti aktual i skuadrës së Prishtinës, Shkëlzen Fetiu.

“Klubi i Basketbolit, “SIGAL“ PRISHTINA është e nderuar nga një njeri që dha shumë për Prishtinën dhe nëse ka një titull hero i kontribuesve në Sport e sidomos në Prishtinë, është Avni Ponari dhe kompania e tij gjigante “Sigal Uniqa Group”. Falë këtij bashkëpunimi të sinqertë sinqertë dhe pa kushte, KB Prishtina është bërë klubi më i trofeshëm dhe më i madh në trojet shqiptare dhe këtij suksesi i kanë kontribuar shumë edhe tifozët tanë të flaktë, Plisat. Në emër të Prishtinës, bordit të klubit dhe në emër të Plisave e falenderojmë përzemërsisht z Avni Ponarin për të gjitha që i ka bërë për Prishtinën dhe shpresojmë në vazhdimin e bashkëpunimit tutje edhe për shumë vite”, u shpreh Fetiu.

Për këtë pritje rasti dhe planet e Prishtinës në të ardhmen, për AsistiOnline.com foli edhe drejtori gjeneral i Prishtinës, Florian Miftari.

“Fillimisht dua ta falenderoj, z.Avni Ponarin, sepse nëse dikush ka bërë për Sportin e Prishtinës, është vet, Avni Ponari dhe natyrisht ky njeri ka investuar aty ku duhet, sepse Sporti i bashkon njerëzit. Ky njeri e ka ndihmuar Prishtinën, por mbështetja e tij nuk ka shkuar huq, sepse ne kemi arritur suksese të shumta dhe ju premtojmë se nuk do të ndalemi tutje, por do të vazhdojme tutje dhe planet tona edhe në të ardhmen janë trofetë”, tha Miftari.

Krejt në fund të këtij organizimi, klubi i Prishtinës dhe tifozët “Plisat” i dhuruan dy mirënjohje, veç e veç z. Avni Ponarit për kontributin e tij të pashoq tek Prishtina duke e falenderuar për gjithçka që ka bërë për kryeqytetasit.

Në këtë pritje dhe kokej rasti, përpos mysafirëve të shumtë, ishin prezentë edhe lojtarët e Sigal Prishtinës së bashku me shtabin teknik.

 

Komentet janë të mbyllura.