Basketboll

XHIRO E DYTË, LUHET KËTË MESJAVË

Prishtinë(AsistiOnline) – Superliga e Kosovës në Basketboll, vihet në aksion menjëherë në këtë mesjavë për xhiron e dytë.

Takime tejet interesante na presin edhe në këtë xhiro, që pritet të jetë shumë rivalizuese.

Të mërkurën luhen dy takime, Sigal Prishtina e pret Ponte Prizrenin me fillim nga ora 19:00. Përderisa, në Mitrovicë Trepça i bën konak Bashkimit në kryendeshjen e xhiros, ndeshja nisë në ora 17:00.

Të enjtën luhet vetëm një përballje, Lipjani e pret Golden Eagle Yllin, ndeshje që nisë në ora 19:00.

Ndeshja ndërmjet, Feronikelit dhe Rahovecit (zhvillohet ne nje termin tjetër), shkaku i obligimeve të Rahovecit në gara ndërkombëtare.

Peja pushon.

(Të gjitha ndeshjet transmetohen ekskluzivisht në platformën Art Motion).

Komentet janë të mbyllura.