Basketboll

LIPJANI REGJISTRON TË HUAJIN E TRETË NË EKIP

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Lipjanit që në stinorin e kaluar mbeti në Superligë nëpërmes “Play Out”-it, ka regjistruar edhe një lojtar të huaj.

Federata e Basketbollit të Kosovës, ka njoftuar se Lipjani ka paraqitur për regjistrim, lojtarin ndërkombëtar, alo-qendrën, Muhammad Saadiq Haleef nga USA .

Lojtari i lartëpermendur mund të regjistrohet në FBK dhe të paraqitet për KB.Lipjani pas plotësimit të kritereve në bazë të Rregullores mbi regjistrimin e lojtarëve në FBK.

Komentet janë të mbyllura.