Basketboll

ZYRTARE: KB PEJA TRANSFERON LOJTARIN KOSOVAR NGA SKUADRA E SUPERLIGËS TURKE

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti me prejardhje nga Kosova, Arber Berisha është lojtari më i ri i skuadrës së KB Peja.

AsistiOnline.com ka mësuar ekskluzivisht, se  skuadra pejane ka transferuar në radhët e veta, lojtarin e deritanishëm të skuadrës nga Superliga turke Gaziantep, Arber Berisha.

Berisha që është i gjatë 2.02cm, luan në pozitën e alo-qendrës dhe është 22 vjeçar. Ai tek Gaziantepi, sivjet ishte në vitin e dytë, por që nga tash, do të jetë fuqi shtesë e KB Peja.

Ai poashtu ishte edhe pjesë e ekipeve turke si Karesi Spor dhe Bandirma Kirmizi.

Arberi ishte edhe pjesë e kombëtares turke U18, në U18 Euro Championship A, ku ekipi turk e zuri vendin e tretë.

AsistiOnline.com ka mësuar poashtu, se Berisha që nga sot pritet ti bashkohet Pejës në stërvitje dhe të jetë i gatshëm për ndeshjet e ardhshme të Pejës.

Pejanët sivjet janë rikthyer në elitën e basketbollit kosovar, pas një viti mungesë dhe po synojnë trofetë në gara ku bëjnë pjesë.

 

Komentet janë të mbyllura.