Basketboll

NGRITJA E BASHKIMIT NËN-UDHËHEQJEN E BAJRËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas pesë vjetësh te Bashkimi si asistent dhe trajner i parë dhe një vit i kaluar si ndihmës-trajner te Sigal Prishtina, Illmen Bajra u rikthye sivjet përsëri tek Bashkimi i Prizrenit, por kësaj radhe në rolin e kryetrajnerit të skudrës.

Bajra, i cili para dy edicioneve fitoi dy tituj kampioni te Bashkimi, si asistent te ekipi i meshkujve dhe trajner i parë te ekipi i femrave, sivjet po e udhëheq si kryetrajner klubin e Bashkimit tek meshkujt me shumë sukses.

Në një intervistë për AsistiOnline.com, Bajra ka folur për punën që po bëhet tek skuadra prizrenase nën-drejtimin e tij, sfidat e së ardhmes, por edhe ndeshja e radhës në kampionat, që prizrenasit e zhvillojnë këto ditë kundër rivalit të moqëm, KB Trepça.

“Deri më tani gjithçka ka shkuar sipas planit të paraparë, kryesia e klubit ka punuar makslimalisht dhe vazhdon një gjë të tillë, për ti plotësuar të gjitha kushtet e nevojshme për mbarëvajtjen e ekipit”.

Tutje, Bajra foli për synimet kryesore të Bashkimit në këtë kampionat dhe ndikimin e vonesës së fillimit të përgatitjeve para stinorit që po luhet.

“Synimet e Bashkimit kanë qenë gjithmonë dhe do të jenë ti bëjë ballë ekipeve të cilat pretendojnë titullin, pra të jetë një ndër 4 ekipet e para të renditjes tabelare, është e vërtetë se kemi nisur me vonesë përgaditjet por synimet, veq se janë tejkaluar për fillim mbasi kemi arritur rezultate të mira”.

Bajra ka treguar ekskluzivisht për AsistiOnline.com, se Bashkimi në ditët në vijim pritet të përforcohet edhe me një lojtar  të huaj të pozitës qendër, përderisa foli edhe për lëndimin e Musab Malës dhe tregoi kohën e rikthimit të tij.

“Për momentin jemi ekip i komponuar mirë shumë, jemi sistemuar në mbrojtje dhe sidomos kemi nje sulm mjaft efikas. Por nuk jemi kompletuar me lojtar të huaj të cilin besoj se shumë shpejtë do të përforcohemi me një lojtar të pozitës qendër. Sa i përket Musabit, ai ka pasur një ndërhyrje ortopedike në këmbën e tij dhe pas vendimit të stafit të doktorëve besoj se në janar, Musabi do të startoj me lojë”.

Për fund, Bajra foli për ndeshjen e ardhshme që skuadra e tij e zhvillon, ndaj rivalit të moqëm, Trepçës nga Mitrovica, duke qenë tejet optimist për skuadrën e tij.

“Me Trepçën gjithmonë ka qenë një derbi i vjetër dhe besoj se do të jetë një i tillë edhe në këtë lojë. Në rezultat si në çdo ndeshje edhe në këtë besojmë shumë, pasi kemi një atmosferë mjaftë të mirë dhe rezultati pozitiv në këtë ndeshje do të vije bashkë me Arpagjikt dhe shikuesit prizrenas, andaj i ftoj Arpagjikt në numër sa më të madh për fitoren e radhës”, tha timonieri prizrenas për fund.

Komentet janë të mbyllura.