Basketboll

DERBI I DITËS ZHVILLOHET NË “MINATORI”

Prishtinë(AsistiOnline) – Padyshim që njëra ndër përballjet kryesore të xhiros së 12-të zhvillohet në Mitrovicë.

Trepça e pret në “Minatori” rivalin e moqëm nga Theranda, Golden Eagle Yllin, sfidë kjo që cilësohet si ndër më interesantet në këtë xhiro.

Deri tani mitrovicasit janë në vendin e tetë me 11 pikë, kurse therandasit ndodhen në vendin e katërt me 15 pikë. Dhe pritet që sonte të kemi një garë të fortë, për ta përcaktuar fituesin e duelit të sontëm.

Ndeshja nisë në ora 19:00 dhe transmetohet në Platformën më atraktive në vendin tonë “Art Motion”.

Si çdoherë rezultatin me koshashënuesit kryesorë, pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjeve, mund ti gjeni ekskluzivisht dhe në kohë reale në AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.