Basketboll

SUPER-NDESHJA E XHIROS, SONTE NË RAHOVEC

Në mesjavë po zhvillohet xhiroja e 15-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Kjo xhiro do të sjellë ndeshje interesante, derisa veçohet kryendeshja, Rahoveci-Golden Eagle Ylli, që luhet sonte.

Sfida ndërmjet “vreshtarëve” dhe “xhebrailave”, është një super-përballje që zhvillohet sonte dhe pritet të jetë shumë interesante. Vreshtarët e përforcuar së fundi me dy amerikanë do të mundohen të vazhdojnë me formë të mirë në këtë edicion, ku kanë 11 fitore dhe dy humbje, kurse therandasit kanë tetë fitore dhe tri humbje, duke pasur një edicion mjaft të mirë.

Ndeshja nisë në ora 19:00 dhe transmetohet në Platformën më atraktive në vendin tonë “Art Motion”.

Si çdoherë rezultatin me koshashënuesit kryesorë, pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjeve, mund ti gjeni ekskluzivisht dhe në kohë reale në AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.