Basketboll

GJYSMËSTINOR FANTASTIK, PRISHTINA KAMPIONE VJESHTORE

Prishtinë(AsistiOnline) – Me ndeshjet e xhiros së 18-të, ka përfunduar stinori vjeshtor në Superligën e Basketbollit të Kosovës.

Si përgjatë tërë stinorit edhe në kjo xhiro u karakterizua me ndeshje, shumë të forta dhe me rivalitet të madh në parket.

Të premtën, Trepça ka shënuar fitoren e dytë radhazi, duke mundur Lipjanin me rezultat bindës 102:56 (32:14, 27:11, 24:17, 19:14). Trepça e përfundon stinorin vjeshtor me katër fitore dhe 12 humbje, derisa Lipjani me 16 humbje.

Në po të njëjtën ditë, Sigal Prishtina ka mundur Golden Eagle Yllin në udhëtim me rezultat 79:82 (15:17, 26:25, 18:23, 20:17). Sigal Prishtina e përfundon stinorin vjeshtor me 13 fitore dhe tri humbje, kurse Golden Eagle Ylli me 10 fitore dhe gjashtë humbje.

Ndërsa të dielën, Në një ndeshje shumë interesante, Feronikeli e ka mundur Bashkimin pas vazhdimeve me rezultatet 91:93 (25:24, 15:22, 14:16, 23:15, 14:16). Bashkimi e përfundon stinorin vjeshtor me 11 fitore dhe pesë humbje, kurse Feronikeli me pesë fitore dhe 11 humbje.

Dhe në ndeshjen e fundit të stinorit vjeshtor, Peja e ka fituar derbin e javës, duke mundur në udhëtim Rahovecin me rezultat 95:109 (24:19, 26:34, 23:23, 22:33). Rahoveci e përfundon stinorin vjeshtor në vendin e dytë me 11 fitore dhe pesë humbje, kurse Peja në vendin e gjashtë me nëntë fitore dhe shtatë humbje.

Pas gjysmëstinorit të parë, kampione vjeshtore e Superligës së Basketbollit të Kosovës, është shpallur Prishtina si lidere e renditjes tabelare, ndërsa nënkampion mbeti Rahoveci. Në pozitën 3, gjendet Bashkimi. Pozita 4 i takon Yllit. Në pozitat 5/6 kemi Prizrenin e Pejën, në pozitën 7 Feronikeli, në atë të 8 mbetet Trepça dhe në fund, Lipjani i vetmi pa asnjë fitore sivjet.

Komentet janë të mbyllura.