Basketboll

LAKERS TRONDITEN NË SHTËPI

Prishtinë(AsistiOnline) – Njëra ndër skuadrat favorite, sivjet për titullin e NBA-së, LA Lakers kanë pësuar një humbje tronditëse mesnatën e mbrëmshme.

Skuadra e Denver Nuggets, është ajo që ka mposhtur thellë në udhëtim, ekipin e Franc Vogel me rezultatin e përgjithshëm 104-128.

Millsap me 21 pikë e Harris me 19 sosh, ishin lojtarët më të dalluar në këtë fitore të madhe të Denverit në udhëtim.

Tek Lakers s’mjaftoi për triumf, i zakonshmi Anthony Davis me 32 pikë.

https://m.youtube.com/watch?v=9HvN4H_cUCo

Komentet janë të mbyllura.