Basketboll

EKSKLUZIVE: PRISHTINA IA RRËMBEN LOJTARIN KRYESOR, LIDERIT TË SUPERLIGËS HOLANDEZE

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra kryeqytetase, Sigal Prishtina tek në ditën e fundit të merkatos ka reaguar për ta përforcuar skuadrën për pranverë.

AsistiOnline.com ka mësuar ekskluzivisht, se kryeqytetasit kanë transferuar në skuadër amerikan, Jordan Johnson.

Johnson luan në pozitën e organizatorit dhe është i gjatë 180cm. Lojtari në fjalë, gjatë stinorit vjeshtor është paraqitur me ekipin e Zwolles në Superligën holandeze, me të cilët u shpall edhe kampion vjeshtor dhe ishte lojtari më i dalluar i skuadrës.

Vlen të ceket se Johnson me Zwollen ka pasur një mesatare prej 16.7 pikësh, 4.8 asistimesh, 4.1 kërcimesh, si dhe 0.9 topash të vjedhur për ndeshje.

Sigurisht që lojtari në fjalë me cilësitë që posedon, pritet t’ju ndihmojë shumë kryeqytetasve në ambiciet e tyre për mbrojtjen e titullit në Kosovë.

Komentet janë të mbyllura.