Basketboll

PRISHTINA FITON ME PËRMBYSJE NDAJ PRIZRENIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Sigal Prishtina e ka fituar përballjen kryesore të xhiros së 20, në elitën e basketbollit kosovar ndaj Ponte Prizrenit.

Kryeqytetasit kanë triumfuar si vendas, ndaj Ponte Prizrenit me rezultat të ngushtë deri në fund, por në sekondat e fundit paksa u shkëput, 91-76.

Ndeshja ishte shumë e ngushtë me Prizrenin që fitoi pjesën e parë në saje të periudhës së parë(21-25), ndërsa çereku i dytë përfundoi baraz(22). Në pjesën e dytë, Prishtina u këndell dhe arriti ti fitojë dy periodat vendimtare(24-15, 24-14) dhe që në fund i shërbyen shumë për fitore.

Pikë dyshifrore në fitoren e Prishtinës sonte arritën, Jordan Johnson me double-double(23pk, 11ast), Fahro Alihodzic poashtu me double-double(16pk, 11krc), Mikaile Tmusic me 21 pikë, Edmond Azemi me 14 pikë, si dhe Meriton Ismaili me 10 sosh.

Tek Prizreni s’mjaftuan për triumf, Urim Zenelaj me double-double(20pk, 13krc), Andre Wolford me 19 pikë, Ty Nichols me 15 pikë e De Franklin me 14 sosh.

Ishte kjo fitorja e 14 e Prishtinës, krahas 4 disfatave sivjet. Përderisa, Prizreni pësoi disfatën e 8, krahas 10 fitoreve.

Komentet janë të mbyllura.