Warning: Constant WP_MEMORY_LIMIT already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 94

Warning: Constant WP_DEBUG already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 95
SUPER EKSKLUZIVE – DINO N’ASIST: SI LUAN ISLANDA ? – AsistiOnline
Basketboll

SUPER EKSKLUZIVE – DINO N’ASIST: SI LUAN ISLANDA ?

AsistiOnline enkas për ju e ka përgatitur video-analizën speciale të lojës së islandezëve

(ASISTIONLINE) – Sonte na pret një ndeshje tejet e vështirë kundër Islandës, në kuadër të fillimit të parakualifikimeve për FIBA Botërorin 2023. Islanda është pjesëmarrëse e Eurobasketet 2015 dhe 2017 dhe një ekip i fuqishëm, i disiplinuar dhe i cili e lëviz shpejt topin. Loja bazohet në gjigantin Hlinason, të gjatë 216 cm , masiv dhe i cili luan në elitën e basketbollit spanjoll për Zaragoza-në.

Në prag të ndeshjes së sotme, AsistiOnline sjell analizën ekskluzive të Andin Rashicës, ekspertit që e njeh mirë lojën e Islandës. Ish trajneri i Prishtinës dhe ndihmës trajneri i Përfaqësueses së Kosovës sot na sjell thellësinë e lojës së islandezëve dhe enkas për ju lexues të AsistiOnline e ka përgatitur video-analizën speciale dhe atë se çfarë mund të presim sonte nga “Vikingët”.

 

 

KOSOVA – ISLANDA

1.

Islanda cilësohet si përfaqësuese me lojë mjaftë të shpejtë dhe fizike. Sulmi i saj shumicën e rasteve fillon nga tranzicioni që paraprihet nga organizatorët e lojës që ju mundësohet shkuarja deri në kosh për shkak të hapësirës që krijojnë “spacing-ut”.

Në pamundësi për të përfunduar në 5 sekondat e para, krijojnë situata për përfundim me “trailer” sidomos me lojtarët e gjatë nën kosh të cilët vrapojnë mjaftë mirë në vijat e tyre të sulmit.

Tjetër gjë që e veçon lojën e shpejtë të Islandës janë edhe sulmet e hershme “early offense” duke u munduar të gjejnë lojtarët e lirë përmes depërtimeve dhe ekstra pasave.

VIDEO 1 – TRANZICIONI I ISLANDES NE SULM

 

2.

Veçori tjetër e Islandës në tranzicion është blloku I hershëm “early pick” gjatë të cilit krijon avantazh sidomos për lojtarët me top që shumicën e rasteve e përfundojnë sulmin me gjuajtje për tre pikë. Po ashtu pas bllokut çdoherë krijohen situata të lëvizjeve të lojtarëve pa top, duke mundësuar qarkullim të topit.

VIDEO 2 – TRANZICIONI I ISLANDES NE SULM ME PICK TE HERSHEM

 

3.

Në rosterin aktual që e kanë në ndeshjen ndaj Kosovës, lojtari më me përvojë  është Tryggvi Hlinason që luan në Ligën ACB të Spanjës për Basket Zaragoza. Përkundër gjatësisë që ka 2.16 cm, është mjaftë I lëvizshëm në sulm dhe tepër I rrezikshëm sidomos nën kosh.

VIDEO 3 – LOJA E HLINASON NE SULM

 

4.

Situatë tjetër në lojën ofanzive të Islandës është , leximi I mbrojtjes së lojtarëve pas lojës në pick n’roll, sidomos i lojtarit të gjatë. Pas çdo depërtimi tentohet të sulmohet ana e ndihmës, e tërë kjo përmes “timingut” që mundohen ta krijojnë.

VIDEO 4 – SULMET E ISLANDES

 

5.

Gjatë tranzicionit në mbrojtje mundohen të mbulojnë pozitat e Hlinason I cili kthehet shumë ngadal në mbrojtje. Poashtu çdoherë pas topave të humbur, pranojnë shumë pikë nga kundërsulmet sidomos kur luajnë si mysafir. Në ndeshjet e fundit si mysafir nga topat e humbur dhe kundersulmet pranojnë 31 pikë për ndeshje.

VIDEO 5 – TRANZICIONI I ISLANDES NE MBROJTJE

 

6.

Gjatë bllokut të hershëm në tranzicion, pikë e dobët e tyre është lojtari I gjatë Hlinason. Gjatë ndihmës që e bëjnë lojtarët tjerë tek Hlinason, krijohen probleme në rotacion që mundësojnë hapësira për depërtim dhe ekstra pas.

VIDEO 6 – PROBLEMET E ISLANDES GJATE TRAZICIONIT NË MBROJTJE ME PICK TE HERSHEM

 

7.

Mbrojtja e pick n’rollit në mes krijohet varësisht prej kundërshtarit. Kur është në lojë Hlinason bëhet mbrojtje me përcjellje “folloë” dhe ana e kundër tenton të ndal lojtarin e gjatë me “bump”. Poashtu gjatë situatave të pick n’rollit në mbrojtje bëhet edhe ndërrimi I lojtarëve.

VIDEO 7 – MBROJTJA NË MES E  PICK N’ROLLIT

 

8.

Mbrojtja e pick n’rollit anash me Hlinason bëhet me percjellje “folloë” I cili çdoherë sulmohet, kurse lojtarët tjerë bëjnë “sëitch” ndërrim të lojtarit ku në disa situata bëjnë edhe ndërrim të trefishtë.

VIDEO 8 – MBROJTJA ANASH E PICK N’ROLLIT

 

9.

Gjatë lojës në nën kosh, Islanda në mbrojtje lejon lojë 1 me 1 dhe nuk ndihmon nësë lojtari kundërshtar sulmon nga mesi, mirëpo nësë sulmon nga vija fundore “baseline” lojtari I cili vendoset në mes të trapezit bënë dyfishim.

VIDEO 9 – MBROJTJA NEN KOSH E ISLANDES

 

Fillimi i aventurës së re parakualifikuese për Botërorin 2023 është sonte, nga ora 19:00 në Palestrën e Sporteve në Prishtinë  dhe Kosova sonte ka nevojë për përkrahje maksimale të shikuesve .

Transmetimi direkt dhe ekskluziv në Art Sport 1 (kanali 63 Artmotion) dhe Klan Kosova

 

 

Komentet janë të mbyllura.