Basketboll

RASHICA RIKTHEHET TE PRISHTINA

Prishtinë(AsistiOnline) – Përveç Antonis Konstantinidesit tek Prishtina së bashku me të është rikthyer edhe Andin Rashica.

AsistiOnline.com ka mësuar eksluzivisht, se me kërkesën e timonierit, Antonis Konstandinites, Rashica është rikthyer te Prishtina si asistent i trajnerit qipriot.

Rashica ishte së bashku me Konstandinitesin edhe më 2016 te Prishtina, me ç’rast kryeqytetasit nën-urdhërat e tyre kishin fituar tripletën e famshme: Kampionatin dhe Kupën e Kosovës, si dhe Ligën Ballkanike.

Komentet janë të mbyllura.