Basketboll

VOGEL: JAMES DUHET TË JETË MVP I KËTIJ STINORI

Prishtinë(AsistiOnline) – Kryetrajneri i skuadrës së LA Lakers, Frank Vogel thotë se sivjet çmimi i MVP-së të stinorit i takon lojtarit të tij, LeBron James.

Kreu i pankinës së LA Lakers, foli për çmimet individuale në NBA, duke thënë se sivjet dy lojtarët e skuadrës së tij, LeBron James e Anthony Davis i meritojnë çmimet kryesore.

”Askush nuk ndikon të fitojë më shumë sesa LeBron James. Unë besoj se ai duhet të jetë MVP këtë vit. Unë besoj se ai duhet të jetë MVP dhe poashtu besoj, se Anthony Davis duhet të jetë lojtari mbrojtës i vitit. Shpresoj që këto çmime të shkojnë te dy lojtarët tanë”, tha Vogel. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.