Basketboll

PAS PËRVOJËS NË NBA, ZIZIÇ TRANSFEROHET TEK SKUADRA NGA EUROLIGA

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra izraelite, Maccabi Tel Aviv ka njoftuar sot për nënshkrimin me qendrën kroate që së fundmi luajti në NBA, Ante Ziziç.

Pasi kaloi me zgjedhjen e 23 të draftit në NBA në vitin 2016, Ziziç kaloi plotë tre sezone në NBA me Cleveland Cavaliers dhe tash qendra 23-vjeçare ka vendosur të kthehet në Evropë dhe të marrë një rol më të spikatur me një pretendent për titull të Euroligës.

Në 113 lojëra në karrierën e zhvilluar në NBA, Ziziç ka pasur mesatare prej, 6 pikëve dhe 4.9 kërcime. Ndërsa gjatë sezonit 2019/20, ai luajti në 22 ndeshje me Clevelandin dhe kishte mesatare prej, 4.4 pikë, dhe 3.0 kërcime.

Sivjet është përfolur shumë se Ziziç do nënshkruaj me Real Madridin, por në fund Maccabi arriti ti sigurojë shërbimet e tij.

“Jam krenar dhe i lumtur që u bashkova me familjen Maccabi, është një familje që e njoh që kur isha 16 vjeç, dhe të vishja fanellën e verdhë që kishte veshur vëllai im i madh. Dua të falënderoj pronarët, Nikollën dhe trajnerin Giannis që besuan në mua. Nuk mund të pres që të takoj tifozët. Shihemi së shpejti në Tel Aviv”, tha Ante Ziziç për faqen zyrtare të Maccabit.

Ante është një lojtar me cilësi që do të na japë shumë fuqi në ekip dhe unë jam shumë i lumtur që firmosëm me të“, tha trajneri Giannis Sfairopoulos për Ziziç. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.