Basketboll

PËRBALLJA E PARË E XHIROS NË ”MINATORI”

Prishtinë(AsistiOnline) – Gjatë ditës së sotme, konkretisht në mbrëmje starton me dy ndeshje xhiro e tretë e Superligës së Kosovës.

Ndeshja që e hapë këtë javë, është ajo në mes të Trepçës e Golden Eagle Yllit, skuadra këto që në këtë fillim stinor, kanë formë të ndryshme në krahasim me njëra tjetrën.

Mitrovicasit kanë pësuar dy humbje nga dy ndeshje të zhvilluara dhe kërkojnë fitoren e parë të stinorit sonte, kurse therandasit kanë dy fitore nga dy ndeshje në këtë edicion dhe mëtojnë të vazhdojnë formën e lartë që po mbizotëron tek ta.

Takimi do të zhvillohet pa shikues dhe me praninë e vetëm 50 personave në palestër, duke përfshirë dy skuadrat, zyrtarët e ndeshjes dhe përfaqësuesit e FBK-së, si pasojë e masave anti-covid-19.

Ndeshja do të transmetohet në platformën ArtMotion, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ta gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

Java 3

E mërkurë

19:00 Trepça – Golden Eagle Ylli.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.