Basketboll

KUNDËRSHTARI I RADHËS I KOSOVËS, MPOSHT LUKSEMBURGUN

Prishtinë(AsistiOnline) – Kundërshtari i radhës i Kosovës, pas Sllovakisë, Islanda e ka arritur fitoren e dytë të grupit, duke e mposhtur Luksemburgun.

 

Islandezët para pak çastesh kanë triumfuar ndaj Luksemburgut me rezultat, 90-76, në ”fluskën’ e Bratisllavës ku po zhvillohet seria e këtyre ndeshjeve.

 

Ishte skuadra e Luksemburgut ajo që e nisi më mirë ndeshjen, duke e fituar pjesën e parë, 34-38, por në pjesën e dytë islandezët u këndellën dhe arritën ta fitojnë ndeshjen me rezultat final, 90-76.

 

Basketbollistët më të dalluar të Islandës në këtë fitore ishin, Tryggvi Hlinasson me double-double(17pk, 11krc), Axel Gudmundsson me 14 pikë e 9 kërcime, si dhe Aegir Steinarsson e Elvar Fridriksson me nga 13 pikë.

 

Tek Luksemburgu me lojë të mirë sonte u dalluan, Clancy Rugg me 26 pikë, Philippe Gutenkauf me 15 pikë e Oliver Vujakovic me 14 pikë. Në grupin B, ku bën pjesë edhe Kosova,

 

Islanda tash ka 2 fitore e 1 humbje. Ndërsa, Luksemburgu ka 3 disfata nga po aq ndeshje të luajtura. Të shtunën Islanda luan pikërisht ndaj ekipit tonë, Kosovës.

 

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.