KOSOVA MPOSHTET EDHE NGA ISLANDA
Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës e ka pësuar edhe disfatën e dytë rresht, në para-kualifikimet për Botërorin, 2023.
Islanda ka arritur ti revanshohet Kosovës, për atë humbjen e ngushtë në Prishtinë dhe sot në Bratisllavë triumfoi me rezultat tejet të thellë, 86-62.
Kosova e nisi më mirë se Islanda këtë sfidë, ku deri në sekondat e fundit e kishte avantazhin, por më pas ‘vikingët u këndellën shpejtë dhe pak pa përfunduar çereku i parë e morën kontrollin e ndeshjes dhe që nga ai moment, asnjëherë nuk e lëshuan atë(21-17, 24-12, 22-14, 19-19), duke e mbyllur ndeshjen me fitore të thellë me 24 pikë diferencë.
Tek Kosova në humbje, sonte pikë dyshifrore realizoi vetëm Valon Bunjaku 12 sosh, ndërsa, Erjon Kastrati realizoi 9 pikë e Drilon Hajrizi shtoi 8 sosh.
Tek Islanda u dallua, Hordur Vilhjalmsson me 22 pikë, prej tyre 6/9 nga vija për tre pikë, por performanca të mira, patën edhe Kjeri Jonsson e Axel Gudmundsson me nga 13 pikë.
Me këtë fitore, Islanda ngritet në pozitën e parë, së paku përkohësisht, derisa Sllovakia ta zhvillojë ndeshjen e sontme me Luksemburgun dhe tash ‘vikingët’ kanë 3 fitore e vetëm 1 disfatë me gjasa reale për kalimin e grupit. Në anën tjetër, Kosova mbetet e treta me 2 fitore e 2 disfata.
Dy ndeshjet e fundit të grupit, Kosova i luan në shkurt të 2021-tës, kundër Luksemburgut dhe Sllovakisë me gjasa të mëdha në ‘flluskën’ që pritet të organizohet në Kosovës, Prishtinë/Rahovec.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.