Basketboll

BUCKS ME FITORE TË THELLË PËRBALLË NËN-KAMPIONËVE

Prishtinë(AsistiOnline) – Milwaukee Bucks e ka arritur një fitore të thellë, përballë në-kampionëve aktualë të NBA-së në stinorin e ri.

Bucks kanë triumfuar ndaj Miami Heat me rezultatin e thellë të ndeshjes, 97-144 dhe çfarë vlen të ceket nga kjo sfidë, është rekordi i i tresheve në NBA, të cilin e theu skuadra e Milwaukeeet me 29 të shënuara, përderisa deri tani këtë rekord e mbante, Houston Rockets me 27 sosh, kundër Phoenix Suns.

Në fitoren e thellë të Bucks, lojtarët më të spikatur ishin, Middleton me 25 pikë e Holiday me 24 sosh.

Tek Heat u dalluan, Herro me 23 pikë e Nunn me 15 sosh.

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=Y3b4hjgWx0M

Komentet janë të mbyllura.