Basketboll

DRITA MPOSHT AS PRISHTINËN DHE BARAZOHET NË KRYE TË TABELËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Derbi i javës dhe i komplet stinorit të sivjetmë në Ligën e parë i ka takuar Rc Cola Dritës që ka mposhtur çaste më parë, As Prishtinën nga kryeqyteti.

Skuadra nga Gjilani ka arritur të mposhtë ekipin e pamposhtur deri më tani në këtë rang garash, As Prishtinën me rezultatin final të sfidës, 85-71.

Përpos periodës së parë që ishte paksa më e barabartë(25-24), pjesa tjetër e ndeshjes ishte pothuajse krejtësisht në anën e vendasve të Rc Cola Dritës, që në fund e fituan takimin me meritë.

Individët më të dalluar në fitoren e Rc Cola Dritës sonte ishin: Transferi i ri Xzavier Barmore me plotë, 33 pikë, 5 asiste, 4 kërcime, 7 vjedhe topash, Arian Memeti me double-double(23pk, 15krc) dhe Bardh Jakupi me 17 pikë.

Tek As Prishtina s’mjaftuan për fitore, Alban Latifaj me 17 pikë, 8 kërcime, 5 asiste e 2 vjedhje topash, si dhe Dardan Sejdiu e Kreshnik Muçolli me nga 15 pikë secili.

Pas xhiros së 10-të, As Prishtina dhe Rc Cola Drita gjenden në krye të tabelës me nga 19 pikë, nga 9 fitore e nga 1 humbje, por që skuadra e As Prishtinës ndodhet e para shkaku i koshaverazhit më të mirë.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.