Basketboll

EKSKLUZIVE: PRISHTINA TRANSFERON BASKETBOLLISTIN E SPIKATUR AMERIKAN

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Sigal Prishtinës ka përforcuar radhët e veta edhe me një basketbollist të huaj.

AsistiOnline.com ka mësuar ekskluzivisht se kryeqytetasit, kanë shtuar në skuadër, basketbollistin amerikan, Tevin Mack.

23 vjeçari i lindur në Columbia të SHBA-ve, është i gjatë 198 centimetra dhe luan në pozitat 3 dhe 4.

Mack së fundmi ësht paraqitur për kolegjin nga NCAA1 ”Clemson”, duke luajtur me mesatare prej, 12.2 pikëve, 5.2 kërcimeve e 0.9 asisteve për ndeshje.

Vlen të ceket, se lojtari në fjalë në të kaluarën ka qenë bashkëlojtar me yllin e NBA-së, Jarret Allen dhe ka pasur mesatare edhe më të mirë të pikëve se ky i fundit.

Sigurisht që me këtë afrim, Sigal Prishtina do të kërkojë seriozisht trofeun e Kupës së Kosovës që mbahet në Suharekë nga 3 deri më 7 shkurt.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.