Basketboll

NESËR ‘TRENI’ I FUNDIT PËR KOSOVËN

Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës A, nesër e luan sfidën e fundit dhe që mund të jetë vendimtare për parakualkifkimet e Botërorit 2023.

Në këtë tur të fundit parakualifikues që po zhvillohet në Prishtinë, Kosova në ndeshjen e parë pësoi humbje nga Luksemburgu dhe minimizoi gjasat për kualifikim, por iu është dhënë edhe një shans.

Nëse, Kosova e mposht nesër Sllovakinë dhe Islanda Luksemburgun në këtë mënyrë ne shkojmë tutje. Në fakt Islanda ka kapacitete të plota, që ta mposhtë Luksemburgun, por sa do të ketë motiv ta bëjë një gjë të tillë, kur dihet se e ka siguruar kualifikimin dhe vendin e parë, kjo mbetet të shihet nesër.

Kosova ndeshjen përballë Sllovakisë e zhvillon nesër nga ora 19:00, ndërsa, Islanda ndeshet me Luksemburgun nga ora 16:00. Deri atëherë neve na mbetet të shpresojmë në kualifikimin e ekipit tonë dhe të mbushemi mend që herave të tjera të mos mbetemi në ‘ymytin’ e dikujt tjetër. 

Ndeshja mes Kosovës dhe Sllovakisë zhvillohet nesër nga ora 19:00, rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të saj, si zakonisht do mund ti gjeni në portalin ekskluziv basketbollistik, AsistiOnline.com 

/AsistiOnline.com/
 

Komentet janë të mbyllura.