Basketboll

DY SKUADRAT ME SYNIME TË KUNDËRTA E HAPIN XHIRON

Prishtinë(AsistiOnline) – Gjatë ditës së sotme nisë xhiro e 22të e Superligës së Kosovës, ku na presin dy ndeshje mjaftë interesante në program.

Vëllaznimi që mundi Sigal Prishtinën dhe Pejën, do të mundohet të vazhdojë me rezultate pozitive, ku në këtë xhiro do të ballafaqohet me Rahovecin, që hyn e motivuar pas fitores ndaj Golden Eagle Yllit në fundjavë. Kuqezinjtë kanë gjashtë fitore dhe 15 humbje, derisa Vreshtarët 13 fitore dhe tetë humbje.

Takimi do të zhvillohet pa shikues dhe me praninë e vetëm 50 personave në palestër, duke përfshirë dy skuadrat dhe zyrtarët e ndeshjes, si pasojë e masave anti-covid-19.

Ndeshja do të nisë nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në Platformën më ekskluzive në vend, Art Motion, kurse rezultatin LIVE pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjes, mund ti gjeni në portalin ekskluziv-basketbollistik, AsistiOnline.com

Superliga – Java 22

E shtunë

17:00 Vëllaznimi – Rahoveci

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.