Basketboll

ANTETOKOUNMPO MVP I ALL STARIT 2021

Prishtinë(AsistiOnline) – Gjatë mesnatës që lamë pas u zhvillua ndeshja e yjeve në NBA, apo e njohur ndryshe si All Star Game 2021.

Në këtë ndeshje që ishte spektakolare në të gjitha mënyrat, ekipi i kapitenit LeBron Jamesit e mposhti atë të Kevin Durant(i cili mungoi shkaku i lëndimit) me 20 pikë diferencë 170:150.

Ylli grek i Milwaukee Bucks, Giannit Antetokounmpo u shpall MVP në këtë All Star, pasi e mbylli ndeshjen me 35 pikë, 7 kërcime, 3 asistime, 1 top të vjedhur dhe 1 bllokadë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.