Basketboll

RAHOVECI LIRON NGA SKUADRA BASKETBOLLISTIN ME MESATAREN MË TË LARTË!

Prishtine(AsistiOnline) – Skuadra e Rahovecit e ka liruar njërin nga lojtarët e huaj qe e kishte në roster deri më tani.

‘Vreshtarët” kanë njoftuar se kanë shkëputur bashkëpunimin me basketbollistin amerikan, Isaiah Traylor i cili u paraqit me ekipin që nga fillimi i stinorit.

Me marrëveshje të dyanshme, bashkë me Isaiah Traylor, jemi dakorduar që ta shkëpusim bashkëpunimin. Ne e falenderojmë atë për gjithçka që ka dhënë për klubin, teksa i urojmë suksese të panumërta në vazhdim të karrierës”, thuhet në njoftimin e skuadrës vreshtare.

Traylor te Rahoveci ishte prej individëve më të dalluar, madje me mesataren më të lartë nga gjithë lojtarët, 23.2 pikë, 4.8 kërcime e 4.6 asiste për ndeshje. Por përkundër kësaj dhe siç ka mësuar AsistiOnline.com, trajneri i ri i skuadrës, Fotis Takianos nuk ishte i bindur nga paraqitjet e tij.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.