Basketboll

NETS BEFASOHEN NGA ORLANDO DHE HUMBIN VENDIN E PARË

Prishtinë(AsistiOnline) – Lideri i deritanishëm i Konferencës Lindore në NBA, Brooklyn Nets e ka humbur këtë pozitë pas humbjes së befasishme nga Orlando.

Magic kanë triumfuar përballë Nets me rezultatin përfundimtar të ndeshjes, 121-113.

Aaron Gordon me 38 pikë, prej tyre 7 treshe, ishte fantastik në këtë triumf për Orlandon, ndihmuar edhe nga Evan Fournier me 31 sosh.

Përderisa te Nets s’mjaftuan për fitore, 43 pikët e Kyrie Irvingut por as 19 sosh të James Hardenit.

Në lindje, tash Nets kanë 28 fitore e 14 humbje dhe pozicionohen të dytit. Përderisa, Orlando përkundër fitores mbeten të parafundit me 14 fitore e 27 humbje.

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=n93-2GDou3w

Komentet janë të mbyllura.