Basketboll

”AMSTERDAM” FITON TURNEUN BOTËROR 3×3 ”DOHA MASTERS” 2021

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra holandeze, ”Amsterdam Talent & Pro” e ka fituar Mastersin e parë të FIBA ​​3×3 për vitin 2021, konkretisht turneun botëror ”Doha Masters 2021” me shënimin e pabesueshëm të  Maksim Kovacevicit për dy pikë në sekondat e fundit.

Skuadra e ”Amsterdam Talent & Pro”(Holandë) fituan për herë të parë FIBA ​​3×3 World Tour Mastersin e parë në histori, pasi sonte mposhtën në finale 4 herë fituesit e këtij turneu botëror, Novi Sadin nga Serbia me rezultat shumë të ngushtë 21-19 në ”Doha Masters”.

Me rezultatin e barazuar në 19-19 nga Novi Sadi, disa sekonda pa u mbyllur ndeshja, lojtari i ri i Amsterdamit, Maksim Kovacevic bëri një gjuajtje të fantastike nga vija për 2 pikë, për t’i dhënë Amsterdam Talent & Pro titullin e tyre të parë ndonjëherë në një turneun botëror.

Kovacevic shënoi 13 pikë të jashtëzakonshme në këtë super-ndeshje të këtij turneu. Ndërsa shoku i tij i skuadrës, Arvin Slagter kryesoi të gjithë shënuesit në këtë ngjarje me 35 pikë dhe u emërua MVP i ”Doha Masters” 2021”.

Lojtari numër një 3×3 në botë, Dusan Bulut nuk fitoi këtë herë, por ai përsëri udhëhoqi një ekip me pamje të re, ”Novi Sadin” deri në finale. Strahinja Millosheviç udhëhoqi skuadrën e Novi Sadit me shënime në këtë Masters me 31 pikë.

Në garat individuale, Piotr ‘Grabo’ Grabowski nga Polonia e fitoi garën e ngulitjeve, ndërsa Darius Tarvydas (Sakiai Gulbele) nga Lituania mbizotëroi në garën për tre pikë.

Në këtë masters që është prej garave më të mëdha të 3x3shit në botë, morën pjesë 14 skuadra.

Vlen të ceket se disa nga ndeshjet e këtij turneu prestigjioz u transmetuan edhe në Platformën më të pasur sportive në vend, Artmotion, falë angazhimit të Shoqatës së Streetball Kosova të cilët kanë raporte të shkëlqyera me krerët e FIBA 3×3.

Radhitja finale e skuadrave sipas tabelës në ”Doha Masters” 2021:

1. Amsterdam Talent & Pro (Holandë)
2. Novi Sad (Sërbi)
3. Liman (Sërbi)
4. Riga (Letoni)
5. Ub (Sërbi)
6. Graz (Austri)
7. Piran (Slloveni)
8. NY Harlem (SHBA)
9. Edmonton (Kanada)
10. Princeton (SHBA)
11. Sakiai Gulbele (Lituani)
12. Lusail (Katar)
13. Manila Chooks TM (Filipine)
14. Doha (Katar).

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.