Basketboll

YLLI MPOSHT PRISHTINËN, KUALIFIKOHET NË GJYSMËFINALE TË LIGËS UNIKE

Prishtinë(AsistiOnline) – Golden Eagle Ylli është gjysmëfinalisti i fundit i Ligës Unike.

Therandasit kanë arritur që sonte të mposhtin skuadrën e Prishtinës me rezultat final 70-87.

Që nga fillimi e deri në fund, Ylli sonte e kishte rezultatin në favorin e vet duke i fituar të gjitha periodat e takimit(20-24, 16-18, 15-21, 19-24) dhe fitorja dukshëm shkoi në anën e tyre.

Duhet cekur se Prishtina sonte luajti me të gjithë lojtarët vendorë.

Samir Zekiqi me 23 pikë, ishte individi më i dalluar në fitoren e Yllit sonte, ndihmuar edhe nga Valon Bunjaku me 17, Mitchell Wilbekin me 11 e Erjon Kastrati me 10 sosh.

Te Prishtina shfaqje të mirë patën: Fis Rugova me 24 pikëMeriton Ismaili me 14 e Edmond Azemi me 10 sosh.

Me këtë fitore, Ylli kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës Unike, atje ku do të takohet me Goga Basketin e Durrësit nga Shqipëria.

Ndeshjet gjysmëfinale luhen pas një jave në Durrës të Shqipërisë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.