Basketboll

SAZI E AISHA DËRGOJNË BASHKIMIN NË FINALE TË FEMRAVE

Prishtinë(AsistiOnline) – Bashkimi i Prizrenit është finalisti i parë në play off-in e Superligës së Femrave.

Vashar prizrenase kanë mposhtur edhe në ndeshjen e dytë rresht, Vëllaznimin e Gjakovës me rezultat, 84-105, për të arritur kështu finalen e elitës së femrave.

Lojtaret më të dalluara në fitoren e sotme të prizrenaseve ishin: Saranda Daci me triple-double(34pk, 18krc, 10ast), Aisha Balarabe me double-double(44pk, 24krc) dhe Jeta Zeka me 11 pikë.

Te Vëllazmimi që udhëhoqi në pjesën e parë, s’mjaftuan për fitore: Raven Baker me 37 pikë, Rina Hoda me 17 pikë, Diellza Leti me 12 e Benita Juniku me 10 sosh.

Me këtë fitore, vashat prizrenase kalojnë në finale të Superligës së Kosovës dhe në finale e presin, fituesin e duelit, Penza-Prishtina.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.