Basketboll

SOT NDESHJA E PARË E ”PLAY OUT”-IT

Prishtinë(AsistiOnline) – Istogu dhe Trepça do të zhvillojnë sot ndeshjen e parë të “Play-Out”-it për një vend në elitën e basketbollit kosovar.

Trepça që mbeti si e parafundit në stinorin e rregullt të Superligës dhe Istogu që humbi në finale të Ligës së parë ndaj Dritës, do të sfidohen në dy ndeshje të fazës së ”play out”-it, për të përcaktuar se kush do të mbetet në elitë.

Ndeshjen e parë, Trepça dhe Istogu do ta zhvillojnë sot nga ora 17:00. Ndërsa, ndeshja e dytë do të luhet pas tri ditëve(ditë e enjte), poashtu nga ora 17:00.

Vlen të ceket se skuadra që arrin koshaverazh më të mirë nga këto dy ndeshje, garon edicionin e ardhshëm në Superligën e Kosovës.

Ky takim do të transmetohet direkt edhe në ArtMotion.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.